Lajmet e fundit

Juventus nuk do ta mbajë askënd me zor, teksa Chelsea po vazhdon që ta monitorojë mbrojtësin brazilian, Alex Sandro.
Të kaltrit veçse e kanë dërguar një ofertë tek Juve por që iu është refuzuar, me drejtorin e Juves, Giuseppe Marotta që e ka konfirmuar këtë lajm .
“Ne nuk e kemi për qëllim që ta shesim ndokënd, por nëse një lojtar vendos që të largohet, siç ka ndodhur në vitet e kaluara, e në fund të ditës ai duhet të shkojë, sepse ne nuk e mbajmë askënd me zor”, tha Marotta për Corriere dello Sport.
“Por për momentin, nuk ka situata dhe shpresoj që askush nuk do të largohet”, shtoi ai.