Lajmet e fundit
Juventusi ka dhënë afat për skuadrat tjera të cilat dëshirojnë që të transferojnë lojtarët e kësaj skuadre, Paul Pogba dhe Arturo Vidal.

Data 31 korrik është e fundit kur do të mund të shqyrtohen ofertat të cilat vijnë në drejtim të klubit për të dy lojtarët.
Pogba përmendet se mund të transferohet në Barcelonë, ndër Vidal në Real Madrid ose Arsenal.
Nëse deri në këtë kohë nuk do të ketë oferta ata do të vazhdojnë të luajnë nën fanellën e Zonjës së Vjetër.
Çmimi për Pogban sillet rreth 80 milionë euro, ndërsa për Vidalin rreth 30-35 milionë.