Lajmet e fundit

Pas largimit të dy yjeve të skuadrës, Andrea Pirlo dhe Arturo Vidal trajner i Juventusit, Allegri, është duke u munduar që në pozitën që kanë lënë ata të sjellë emra të rinj.
Pas interesimit për Draxler, drejtuesit e Zonjës së Vjetër, i kanë kthyer sytë kah futbollisti i Dortmund, Ilkay Gundogan.
Përfaqësuesi i Gjermanisë ka qenë i kërkuar këtë verë nga skuadrat angleze, Arsenal dhe Manchester United, por siç thuhet tash Juventusi është duke prirë garën për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas Express.co.uk Gundogan është bërë prioriteti i Juventusit në pjesën e mbetur të afatit kalimtar, transmeton Klan Kosova.