Lajmet e fundit

Juventusi vazhdon të lëvizë në merkato për të vendosur në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri një mesfushor me peshë që mund të plotësojë në skuadër vendin e lënë bosh nga Paul Pogba, i cili gjatë kësaj vere u transferua te Manchester United për 105 milionë Euro.
Janë 4 alternativat për drejtorin e përgjithshëm të kampionëve të Italisë, Beppe Marotta duke filluar nga Marcelo Brozovic i Interit për të vazhduar me Axel Witsel të Zenitit, Blaise Matuidin e Paris Saint Germain dhe Iscon e Realit të Madridit.
Në krye të listës së dëshirave për Juventusin është pikërisht kroati i Interit. Brozovic pëlqehet shumë nga trajneri Allegri edhe për faktin se e njeh mirë Serinë A dhe mund të përshtatet shumë shpejtë.
Megjithatë vështirësia për bardhezinjtë qëndron te fakti se Interi përvec se kërkon nga 25 deri në 30 milionë Euro për kartonin e lojtarit, zikaltërit nuk dëshirojnë në asnjë mënyrë ta sheshin Brozovic te një rival direkt në garën për titull. Blaise Matuidi është një tjetër lojtar që po ndiqet me vëmendje nga Juventusi por për kampionët e Italisë do të jetë shumë i vështirë ta shkëputin mesfushorin nga Paris Saint Germain.
Në aspektin ekonomik një zgjedhje më e mirë do të ishte ajo e Axel Witsel por edhe për të firmosur duhet bindur Zeniti. Në orët e fundit Juventusi ka nisur të mendojë edhe për Iscon, mesfushorin e Realit e Madridit.
Megjithatë lojtari vlerësohet rreth 50 mln Euro nga Los Blancos dhe këta të fundit nuk dëshirojnë ta shesin Iscon. Nëse Juventusi nuk arrin marrëveshjen me asnjë nga 4 këta mesfushorë atëherë bardhezinjtë do të hidhen në sulm për Mateo Kovacic. /supersport.al