Lajmet e fundit
Tashmë është zgjedhur edhe matematikisht dilema për titull në Itali. Ky është trofeu i parë i Juventusit në këtë sezon të garave, derisa Juve lufton edhe për trofeun e Champions Leagues.

Gjiganti italian, Juventus edhe matematikisht është kampion i Italisë.
Zonja e Vjetër sonte në udhëtim mundi Sampdorian, me rezultat 0-1, rezultat ky që u mundëson torinezëve ta mbroj titullin e kampionit.
Juve tani ka 79 pikë, 17 pikë më shumë së Lazio dhe tani lirisht mund të nisin festën e titullit të kampionit.
Skuadra e Masimiliano Allegrit edhe në sfidën kundër Sampdorias kanë zhvilluar lojë mjaft të mirë, ndërsa Arturo Vidal në minutën e 32-të shënoi golin e fitores.
Ky është trofeu i parë i Juventusit në këtë sezon të garave, derisa kjo skuadër është në garë edhe për trofeun e Champions Leagues, ku në mesjavën që vjen do të përballet me Real Madridin në kuadër të gjysmëfinales së kësaj garë elitare.