Lajmet e fundit
Ish-trajneri i Juventusit ishte krenar për stilin sulmues që klubi biankoner e kishte luajtur kundër Barcelonës në finalen e së shtunës së Champions League.

Giovani Trapattoni beson se askush nuk do të kishte vënë re dallimin në mes Juventusit dhe Barcelonës.
Një takim emocionues e nxori Barcelonën fituese 3- 1, por loja ishte shumë e përafërt ku ekipi i Massimiliano Allegrit e bënin Barcelonën në lojën e tyre.
Ivan Rackitic krijoi avantazhin herët për ekipin e Luis Enriques,por Alvaro Morata barazoi në pjesën e dytë dhe italianët kthehen vrullshëm në lojë.
Megjithatë, Luiz Suarez shënoi për 2 -1 para se të shënoj Neymar rezultatin përfundimtar 3-1 në minutat e fundit të kohës shtesë.
Por, ish-bossi i Juventusit, Trappatoni thotë se klubi i vjetër mund ta mbajë kokën lart, raporton Goal.com, transmeton Klan Kosova.
“Sikur të ishin shkëmbyer fanellat e tyre, në asnjë moment nuk do të kishit vënë re se Barcelona ishin Juventus," tha ai pas ndeshjes.
"Kjo ishte një lojë e madhe, por merita i shkon Barcelonës, ata janë kampionë të denjë".
"Kjo ishte një mëkat pasi Juve u vu prapa kaq shpejt pas golit të Rakitic, por ata u përgjigjën me personalitet", u shpreh Trappatoni./Klan Kosova.