Lajmet e fundit

Juventus e ka mposhtur Interin në International Champions Cup, pasi u tregua më efikas në ekzekutimin e penaltive.
Koha e rregullt mes dyja skuadrave kishte përfunduar 1:1. Fillimisht, Zikaltrit kishin kaluar në epërsi me autogolin e Matthijs de Ligt në minutën e dhjetë.
Ndërkaq, pesë herë Topi i Artë, Cristiano Ronaldo, realizoi për Zonjën e Vjetër në minutën e 68-të nga goditja e lirë.
Kështu, fituesi u desh të vendosej përmes penaltive, në të cilat kampioni italian fitoi me rezultat 4:3.