Lazio më i mirë i stinorit ishte 30 sekonda larg fitores ndaj Juventusit në udhëtim, duke befasuar të gjithë në Itali, për faktin se nuk po kalon marëdhënie të mira me tifozët e vet, dhe pak fiton jashtë Olimpicos.
Megjithatë, këtë radhë Biancocelesti luajtën mençur, shumë mirë të organizuar në mbrojtje, dhe mjaft efikasë edhe në sulm, dhe me pak koncetrim, do të mund të shënonin edhe së paku dy herë të tjera, dhe ta fitonin ndeshjen, por në fund ndeshja u mbyll 2-2.
Lazio kaloi në epërsi me golin e Pedro Rodriguezit, i asistuar nga Daniele Maldini. Me të nisur pjesa e dytë, Gustav Issaksen e dyfishoi epërsinë, kurse goli i Weston McKennie, e rihapi lojën. Mbrojtësi Piere Kalulu, e barazoi rezultatin në minutën e 96-të.
Juventusi pas humbjes 3-0 nga Atalanta dhe eliminimi nga Coppa Italia, barazoi në Serie A, dhe duket sikur po largohet nga gara për titull, kurse Lazio kthehet fuqishëm në garë për një vend në Evropë.
Në xhiron e ardhshme Juventusi i shkon Interit në Derby D'italia, kurse Lazio e pret Atalantën.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.