Lajmet e fundit

Juventus ka arritur marrëveshje personale me Julian Draxler, kurse tash priten që të fillojnë bisedimet me Schlken për të kompletuar transferimin e tij.
Sipas Sky Sports Italia kjo marrëveshje do të sjell përfitime prej 3.5 milionë euro në vit ndërsa nëse arrin që të bëjë paraqitje të mira do të përfitojë edhe bonuse.
Schalke ka konfirmuar se ende nuk kanë pranuar një ofertë zyrtare nga Juventus. Bisedimet mes dy klubeve raportohet se do të fillojnë menjëherë këtij vikendi.
30 milionë euro duhet të paguajë Zonja e Vjetër për ta bindur Schalken që ta lë të lirë lojtarin, çmim ky i cili mund të negociohet pasi lojtari kohën e fundit është përballur më disa lëndime.
Një mundësi tjetër përmendet edhe huazimi i tij në Juventus me një mundësi të blerjes verën tjetër, transmeton Klan Kosova.