Lajmet e fundit

Juventusi ka shprehur gatishmërinë për ta huazuar Juan Cuadradon nga Chelsea.
1.5 milionë euro kanë ofruar drejtuesit e Zonjës së Vjetër për ta bindur Chelsean për të lejuar kalimin e tij në Serie A.
Nëse ai do të ketë paraqitje të mira, atëherë thuhet se do të ketë një mundësi për të biseduar me të për të nënshkruar kontratë të përhershme në verën e ardhshme.
Cuadrado kaloi nga Fiorentina në Stamford Bridge por që nuk ka arritur të gjejë formën që ka pasur në Itali, për këtë ka qenë i përfolur se do të largohet nga Chelsea kësaj vere, transmeton Klan Kosova.