Lajmet e fundit

Pothuajse menjëherë pas ndarjes nga Britney Spears, Justin Timberlake mori një laps dhe nisi të shkruajë.
Dy orë më vonë, “Cry Me a River” u krijua.
Në librin e tij të ri, "Hindsight: And All The Things I Can't See in Front of Me", Timberlake nuk e përmend këngëtaren Britney Spears me emër, por zbulon se kënga është shkruar pas një ndarjeje në vitin 2002, që përkon me kohën që ai dhe këngëtarja e muzikës pop janë ndarë.
Në ndërkohë, gjatë tërë këtyre viteve, ka pasë thashetheme se çifti ishin ndarë pasi Spears e kishte tradhtuar Timberlake, gjë që ai shkarazi e përmend në këngë.
“Unë isha i përbuzur. Unë isha i nervozuar. Ndjenjat që unë i kisha ishin aq të fuqishme sa më duhej t’i shkruaja”, ka thënë ai në libër.
“Kam përkthyer ndjenjat e mia në një mënyrë ku njerëzit mund t’i dëgjojnë dhe shpresoj se mund ta gjejnë veten. Njerëzit më kanë dëgjuar dhe e kanë kuptuar se çfarë po thoja sepse ne të gjithë kemi kaluar në këso faza”, ka thënë tutje Timberlake, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, duket se krejt kjo është një gjë e kaluar tani, pasi Justin Timberlake është i martuar me Jessica Biel.
Këngëtari është martuar me aktoren në vitin 2012 pas disa vjetësh lidhje dashurie.