Këngëtari Justin Timberlake, këngëtarja Missy Elliot dhe kompozitori Alex Lacamoire, dje morën doktoraturë nderi nga Kolegji i famshëm i muzikës Berkle që ndodhet në Boston.
Kjo u bë e ditur në rrjetet sociale nga vet artistët, njofton Klan Kosova.
Timberlake ka thënë se i është mirënjohës kolegjit për këtë titull që i dha.
“Nuk ka ëndërr që është shumë e madhe … Vazhdoni !!! Më besoni mua … Unë jam një doktor! Por, vërtetë … FALEMINDERIT Barklee College për këtë nder të pabesueshme, unë jam shumë i përulur dhe mirënjohës”, tha Timberlake në rrjetin social Twitter.

Ndërsa reperja Elliot e falënderoi kolegjin për diplomën dhe bëri thirrje për të tjerët që të vazhdojnë ëndrrat e tyre.
“Krijojeni rrugën tuaj. Sinqerisht, jam një Dr. Missy Elliot, Faleminderit Kolegjit Berkle për titullin e doktoratës, unë jam shumë e përulur ndaj këtij titulli”, ka shkruar Elliot në Instagram.

Marrjen e doktoraturës së nderit e bëri të ditur edhe Kompozitori i njohur, Alex Lacaimore, ai tha se është i nderuar dhe shumë i lumtur që ka marrë këtë titull.
