Justin Kluivert i cili i është bashkuar Romës në këtë afat kalimtar thotë se është nder për të ta veshi fanellën e Romës.
"Jam i lumtur me zgjedhjen time. Pas disa ofertave e zgjodha Romën dhe është një ndjenjë e mirë të jesh Giallorossi”.
"Strootman dhe Karsdorp më mirëpritën mirë, është mirë që t'i kesh këtu për të llogaritur në bashklojtar. Është një nder të vishesh këmishën e romëve, veçanërisht pasi nuk ka shumë lojtarë holandezë kjo skuadër", transmeton TV Roma, shkruan Klan Kosova.
19 vjeçari është bashkuar me Romën nga Ajax me një marrëveshje prej 17.25 milionë euro duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.