Justin Bieber ka shprehur mbështetje për mikun e tij Chris Brown.
Këngëtari 25 vjeçar deklaroi se Chris është kombinimi i gjallë i artistëve të vdekur Michael Jackson dhe Tupac Shakur, transmeton Klan Kosova.
“Të gjithë dëshirojnë të presin që njerëzit të vdesin për t’iu dhënë atyre meritat që i kanë merituar. Unë po flas tani kur CB të kalojë në jetë tjetër, do ta humbisni atë që kishit para jush gjithë kohës”, tha Justin.
Chris ka qenë një figurë e diskutueshme në industrinë e muzikës pasi u arrestua kur rrahu ish të dashurën e tij të atëhershme Rihanna.
https://www.instagram.com/p/BxBMr0aHh5p/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.