Lajmet e fundit

Justin Bieber ka bërë një tatuazh të ri në fytyrë, mbi vetullë, por që nuk vërehet shumë.
Kjo tatuazh është bërë si pjesë e një tatuazhi të përbashkët në çift, mes tij dhe bashkëshortes Hailey Baldëin.
Keith McCurdy nga Bang Bang Tatoo, ku këngëtari i shumë hiteve zakonisht i bën tatuazhet, ka folur për Pages Sic lidhur me tatuazhin e fundit të Bieber, por nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me simbolikën që ka.
“Të dy kanë realizuar nga një tatuazh. Tatuazhi i Justin është në fytyrë, por unë nuk kam bërë akoma asnjë fotografi të tij me tatuazhin e ri – ai po bën jë punë të mirë për ta mbajtur të fshehtë një gjë të tillë”, ka thënë McCurdy.
Sipas tij, tatuazhi që gjendet afër vetullës së Justin Bieber ka të shkruara disa fjalë.
“Është shumë delikat. Nuk është një tatuazh ‘tradicional’ i çifteve. Nuk dua të japë më shumë detaje lidhur me kuptimin, derisa të bëhet publik”, ka thënë ai.
Nuk dihet saktësisht sa tatuazhe ka këngëtari, por në vitin 2016, ai kishte thënë se ka 56 të tilla. Që nga ajo kohë, ai ka bërë edhe të tjera, kështu që tani mund të ketë rreth 60 tatuazhe në gjithë trupin e tij.