Juristja Anita Shabani, ka thënë se opozita me patjetër do duhej ta ndalonte mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Në emisionin “Kosova Today”, juristja deklaroi se nëse seanca për presidentin vazhdon pa kuorum, do të çojë vendin në një rrugë pa kthim, transmeton Klankosova.tv.
“Në vitin 2014, Vetëvendosje i ka pasur 14 deputetë, nuk e ka lejuar mbajtjen e seancës, me 14 deputetë është detyruar asokohe PDK seancë në një sallë të improvizuar që të vazhdojë seanca. Nuk duhet asnjë deputet i opozitës me leju vazhdimin e kësaj seance, sepse do të na çonte në një rrugë pa kthim. Nëse sot tolerohet kjo çështje, do të kemi shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës”, tha Shabani në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=1E5EqgtmUMk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.