Lajmet e fundit

Jurgen Klopp ka shprehur dëshirën që të menaxhojë ndonjë klub futbollistik që nuk bën pjesë në top katër ekipet më të forta të Britanisë së Madhe, ka thënë agjenti i tij Marc Kosicke.
Klopp ka paralajmëruar që do të dëshironte të bënte pauzë nga futbolli deri në njoftimin e rradhës, pas largimit nga udhëheqja e Borusia Dortmund, transmeton Klan Kosova.
Por duket se agjenti i tij ka menduar për rikthimin e tij.
Ai tha për portalin gjerman SPOX se Premier Liga është shumë dinamizuese, dhe se sipas tij ai nuk është duke menduar vetëm për klubet më të forta futbollistike të Britanisë, pasi në këtë vend ka edhe klube të tjera futbollistike të cilat janë premtuese.
Agjenti i tij më tej shpjegoi se në Gjermani ka dallime mes menaxherit dhe drejtorit sportiv të klubit, dhe se kjo ndarje u bën mirë klubeve futbollistike.
Sipas raporteve të mediave u përfol se Klopp ka gjasa ta marrë udhëheqjen e Liverpoolit. / klankosova.tv