Lajmet e fundit

Një rast i rëndë ka ndodhur në Jasiq të Junikut ku një i ri ka vdekur pasi është rrokullisur me traktor gjatë bartjes së drunjve.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pasditen e sotme.
“Rreth orës 15:45 policia është njoftuar se në fshatin Jasiq të Junikut një person është rrokullisur me traktor. Policia dhe mjekët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij”./Klankosova.tv.