Lajmet e fundit
Mbrojtësi mund të përballet me një periudhë të gjatë jashtë fushave të blerta pas lëndimit të marrë në përballjen ndaj Gent.

Sebastian Jung vuan nga lëndimi i ligamentit në zogun e këmbës, ka konfirmuar skuadra nga Bundesliga.
Mbrojtësi i djathtë u detyrua të largohet nga fusha në fitoren 3-2 të Wolfsburg ndaj Gent të mërkurën mbrëma.
Dhe Wolfsburg ka lëshuar një deklaratë të entjen në të cilën thuhet se lojtari ka lënduar ligamentin, ndërsa përballet me një periudhë të pacaktuar jashtë fushave të blerta.
“Lëndimi është i rëndë për ne. I dëshirojmë shërim të shpejtë”, ka thënë trajneri Dieter Hecking.