Lajmet e fundit

“Nëse nuk mund t’i zgjedh pikturat që dua, nuk kam arsye të them se unë i kam zgjedhur pikturat”, ka thënë Schnabel, gjatë një interviste.
Piktori 66 vjeçar u kishte vënë syrin veprave të Vincent van Gogh, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Cézanne. Por, muzeu nuk kishte lejuar që këto vepra të lëvizeshin nga vendet e tyre të zakonshme.
Mirëpo, e tëra ndryshoi gjatë vitit të kaluar, kur pozita e drejtoreshës së Muzeut d'Orsay iu besua Laurence des Cars, shkruan New York Times, transmeton Klan Kosova.
Ajo ia ka plotësuar ëndrrën artistit amerikan duke i lejuar atij që ta zgjedh pothuajse cilëndo pikturë që dëshironte për t’i ekspozuar pikturat e tij përkrah tyre.
Ekspozita e titulluar "Orsay Through the Eyes of Julian Schnabel" pritet të hapet së shpejti në Muzeun d'Orsay dhe të qëndrojë e hapur deri më 13 janar të vitit 2019.
Aty do të ekspozohen 13 piktura të artistëve të mëdhenj së bashku me 11 vepra të Schnabel.
https://www.youtube.com/watch?v=sxEZRL-aNzw
klankosova.tv