Lajmet e fundit

“Garry nuk më vizitonte asnjëherë në klinikë sepse ai ishte shumë i fiksuar pas shëndetit dhe gjithmonë frikësohej se do të sëmurej. Por, ai më pyeti nëse Julia mund të vinte në klinikë dhe të bisedonte me disa nga pacientët aty”, ka thënë Barbara.
Julia Roberts kishte luajtur më parë në “Mystic Pizza”, por “Steel Magnolias” nuk ishte publikuar dhe ajo nuk ishte akoma e famshme, transmeton Klan Kosova.
“Unë i punësova dy vajza të reja që vinin rregullisht në klinikë, të cilat i paguaja 35 dollarë secilën që të takoheshin me Julian. Unë u ktheva në punë dhe 20 minuta më vonë, Julia bërtiti nga fundi i korridorit 'Tung Barbara. Ne po dalim të shëtisim, do të kthehemi për pak'".
Barbara ka thënë se ajo ishte në panikë dhe e kishte telefonuar bashkëshortin e saj.
“Ylli yt sapo u largua me një grup vajzash dhe mendoj se ato po shkojnë në Bulevardin e Hollywoodit. Jam e shqetësuar, çfarë nëse ajo nuk kthehet sërish?”.
Ajo ka rrëfyer se Julia Roberts ishte kthyer më vonë.
https://www.youtube.com/watch?v=xRNf1l-D1tA
Barbara që po shkruan kujtimet e saj ka thënë se ajo ishte e ekzaltuar kur karakteri që luhet nga Julia Roberts e prezanton karakterin e biznesmenit që luhet nga Richard Gere me një dollap të mbushur me kondomë dhe e quan veten “vajzë e kujdesshme”.
“Isha shumë krenare sepse e kuptova se Garry po i kushtonte vemëndje punës time dhe po e respektonte maksimalisht rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme”.
Barbara që ishte e martuar me Garryn për më shumë se 50 vjet ka thënë se ajo ka kontribuar edhe në skenarin e filmave “Laverne & Shirley” dhe “Happy Days”.
https://www.youtube.com/watch?v=tSWpPkg3K5Q