Lajmet e fundit

Messi dhe Ronaldo janë takuar me aktoren e njohur, Julia Roberts pas përplasjes në Madrid të dielën në stadiumin "Santiago Bernabeu", transmeton Klan Kosova.
Real Madridi ka pësuar humbje me rezultat 3-2 kundër Barcelonës. Aktorja ka takuar pas ndeshjes pothuajse të gjithë lojtarët duke përfshirë edhe trajnerin Zinedine Zidanen.
Roberts është shfaqur mjaft e emocionuar pas takimit me Cristano Ronaldon, pasi është fanse e zjarrtë e skuadrës së Realit ndërsa tre fëmijët e 49-vjeçares janë tifozët të Barcelonës.
"Jam shumë e emocionuar. E gjithë familja ime është këtu dhe jemi shumë të kënaqur me këtë", ka thënë Julia Roberts.