25.02.2019 · përditësuar para 2715 dite1 min lexim
Mesfushori kolumbian, Juan Quintero, është në radarin e skuadrës Arsenal.
Futbollisti me origjinë turke, Mesut Ozil, pritet ta braktisë skuadrën angleze gjatë verës së këtij viti, prandaj Arsenal është duke i konsideruar zëvendësimet e mundshme.
Flitet se kolumbiani 26 vjeçar është në top listën e Topçinjëve, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Skuadra angleze është e gatshme t’i bëjë Quinteros një ofertë prej 22 milionë eurosh për të nënshkruar kontratë me të.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.