Lajmet e fundit
Malaziasi beson se partneriteti në sulm me Mauro Icardin do t’i ndihmoj skuadrës për të triumfuar në Serie A.

Stevan Joventiq ka thënë se nuk pendohet që u largua nga Manchester City, duke insistuar se lëndimet janë arsyeja kryesore prapa dështimit për të treguar veten në Premierligë.
Malaziasi kaloi dy vjet në Etihad Stadium, por pati më pak se 30 paraqitje në ligë duke dështuar që të jetë zgjedhja e parë e Manuel Pellegrinit.
Jovetiq kaloi tek Inter në korrik dhe mendon se ai ishte një ndër vendimet më të mira që ka marrë ndonjëherë.
“Natyrisht që jam i lumtur që luaj më shumë ndeshje. Kjo është rruga drejt përmirësimit”.
“Kam kaluar sezona të mira tek City, por kam pasur pak paraqitje”.
“Prandaj mendoj se ishte vendim i duhur largimi nga atje”.