Lajmet e fundit
Jovetic u kërkua nga Juventus dhe në vitin 2013, por palët nuk arritën të mbyllin marrëveshjen për shkak të një krisje në marrëdhëniet mes klubeve.

Nëse largohet Carlos Tevez, vjen Stevan Jovetic.
Kjo është lëvizja e menduar e bardhezinjve të Juventusit, që kohëve të fundit kanë kalkuluar shumë mirë me transferimet.
Mediat italiane madje raportojnë se Juve ka arritur akordim tashmë me Manchester City-in.
Oferta e italianëve mendohet se është një kontratë 5-vjeçare, me 3.5 milionë Euro në sezon plus bonuset.
Për futbollistin interesohet dhe Milani gjithashtu, por te Juventus, Jovetic do të ketë mundësinë të luajë dhe në Champions League ndërsa kuqezinjtë për momentin janë jashtë Europe.