Lajmet e fundit

Përforcimi i ri i Interit, Stevan Jovetic ka deklaruar se është shumë i kënaqur me fillimin që ka pasur skuadra e tij.
Por ai ka thënë se objektivi i tyre kryesor është pozita e tretë në Serie A, transmeton Klan Kosova.
Nerazzuri kanë fituar të trija ndeshjet në edicionin e ri, por prapa asaj që malazezi ka thënë, qëndron Champions League, pra vendi i tretë.
“Jemi të kënaqur që jemi ne krye të tabelës, kjo është shumë e mirë, do të provojmë të mbesim aty për aq sa është e mundur”.
“Ky është vetëm fillimi ka vend ende për t’u përmirësuar”, ka thënë Jovetic.