Lajmet e fundit

Sulmuesi i Manchester Cityt, Stevan Jovetic ka folur sa i lumtur ndihet për transferimin e tij tek Inter, i cili pritet te kryhet shumë shpejt.
Nerazurrët kanë bërë një valë të transferimeve në tregun e merkatos deri tani ku kanë siguruar shërbimet e Geoffrey Kondogbia, Jeisison Murillo, Miranda dhe Martin Montoya.
“Jam mire, Jam i lumtur për t’i përshëndetur fansat , ata presin shumë nga unë, Jam i lumtur që po kthehem,” tha Jovetic për Sportmediaset.it në aeroportin Malpensa të Milanit,transmeton Klan Kosova.
Malazezi ka kaluar një kohë në Serie A më parë me Fiorentinën në vitet 2008 deri 2013 pasi u transferua nga Partizani i Beogradit.