Lajmet e fundit

Manchester United do ta prezantojë Jose Mourinhon si trajnerin e tyre të ri brenda dy javëve, pasi ai nënshkroi një kontratë për ta zëvendësuar Louis van Gaal-in, raporton Sunday Express, përcjellë Klan Kosova.
Ish-trajneri i Chelseas ka qënë kryetitull i medieve, për pozitën e trajnerit në Old Trafford që nga dhjetori, por më në fund ka nënshkruar kontratë në fund javës së kaluar.
Bosët e United nuk kanë dashur të krijojnë ndonjë konfuzion në garën e tyre për një vend në Ligën e Kampionëve si dhe për finalen e Kupës FA.