Mbrojtësi spanjoll, Jordi Alba, ka thënë se nuk beson që braziliani Neymar do të kthehet sërish në Barcelonë.
Neymar i cili tani është pjesë e skuadrës franceze, Paris Saint-Germain, më parë kishte qenë pjesë e klubit katalunas, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Së fundmi është raportuar se ai planifikon të kthehet sërish në këtë skuadër. Mirëpo futbollisti Alba i ka hedhur poshtë këto raportime.
"Neymar është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët. Ai vendosi që të largohet dhe unë nuk mendoj se ai do të dëshironte të kthehej".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.