Lajmet e fundit

Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe përfaqësuesi i Anglisë, Jordan Henderson, ka arritur marrëveshje për t’u bashkuar me Brentford-in për dy vjet, pas përfundimit të kontratës me Ajaxin më 9 në korrik të këtij viti.
Mesfushori 35-vjeçar pritet të nënshkruajë pas një testi mjekësor ditëve të ardhshme, ndërsa zyrtarizimi mund të vonohet për t’ia dhënë respektin e duhur memories së shokut të tij Diogo Jota.
Hendersoni do të punojë nën drejtimin e trajnerit të ri Keith Andrews dhe do të bashkohet me ish-shokun e Liverpoolit, Caoimhin Kelleher në skuadër.
Transferimi i tij shihet si zëvendësim i Christian Nørgaardit, kapitenit të larguar, dhe të sjellë në skuadër përvojë e lidership të çmuar në prag të Botërorit 2026.