Duket që i zgjedhuri i revistës “People” si burri më sexy për vitin 2020, mund të ketë një grua të re në jetën e tij.
Thashethemet kanë nisur që Michael B. Jordan dhe Lori Harvey mund të jenë në lidhje dashurie pasi u panë duke mbërritur në Atlanta së bashku.
Në fotografitë e publikuara nga TMZ, aktori 33-vjeçar i
Black Panther dhe vajza 23-vjeçare e Steve Harvey u panë duke dalë së bashku nga aeroplani në vendlindjen e tyre në Atlanta, Georgia.
Tani për tani nuk ka ndonjë prononcim zyrtar mbi statusin e Michael dhe Lorit.
Aktori zakonisht i mban lidhjet e tij jashtë syrit të publikut, ndërsa Lori në të kaluarën ka qenë e lidhur me Diddy dhe Future.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.