Sonte në Tel Aviv të Izraelit është duke u mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e festivalit ‘Eurovision 2019’.
Në mesin shteteve që performuan sonte është edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.

Maliqi gjatë performancës së saj kishte të veshur një fustan ngjyrë të zezë që i rrinte shumë bukur, këngëtarja mori mbështetje të madhe nga publiku që ishte aty.
Kjo është lista e shteteve që garojnë në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2019’ dhe këngët përfaqësuese:
- Armenia – Srbuk me “Ëalking Out”
- Irlanda – Sarah McTernan me “22”
- Moldavia – Anna Odobescu me “Stay”
- Zvicra – Luca Hänni me “She Got Me”
- Letonia – Carousel me “That Night”
- Rumania – Ester Peony me “On A Sunday”
- Danimarka – Leonora me “Love Is Forever”
- Suedia – John Lundvik me “Too Late For Love”
- Austria – PÆNDA me “Limits”
- Kroacia – Roko me “The Dream”
- Malta – Michela me “Chameleon”
- Lituania – Jurij Veklenko me “Run Ëith The Lions”
- Rusia – Sergey Lazarev me “Scream”
- Shqipëria – Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”
- Norvegjia – KEiiNO me “Spirit In The Sky”
- Holanda – Duncan Laurence me “Arcade”
- Maqedonia e Veriut – Tamara Todevska me “Proud”
- Azerbajxhani – Chingiz me “Truth”
Renditjet e tyre janë të kombinuara për çdo vend, ku këngët më popullore marrin 12 pikë, të tjerët marrin 10, pastaj 8, 7 dhe kështu me radhë, deri në 1 pikë për këngën e tyre më të preferuar.

Juritë vendosin pikët e tyre bazuar në katër elementë kryesorë: Vokali i këngëtarit, performanca në skenë, përbërja dhe origjinaliteti i këngës, si dhe përshtypja e përgjithshme e aktit.
https://www.youtube.com/watch?v=OMnZWPe-UaM&feature=player_embedded