Lajmet e fundit

Jon Stewart largohet nga Daily Show
Emisioni i fundit i emisionit “The Daily Show”, paraqiti para publikut një Jon Stewart shumë sentimental.
Ai kishte qenë nikoqiri i këtij emisioni për 16 vjet me radhë, duke u ofruar audiencës së tij pa fund të qeshura me humorin e sofistikuar.
Amerikani Stewart njihet si komedian satirik, duke u përfshirë edhe në ngjarjet politike të SHBA-ve dhe duke iu thurur parodi edhe politikanëve.
Të ftuar në studion e tij, ai kishte pasur qindra mysafirë, personalitete me ndikim në fusha të ndryshme, e sidomos nga politika. Jon Stewart e kishte udhëhequr emisionin e orëve të vona që nga vitin 1999.
Emisioni i Daily Show i drejtuar nga Stewart, kishte fituar 18 çmime Emmy.
Tash e tutje, drejtimin e emisionit të cilit i dha famë të jashtëzakonshme Jon Stewart, do ta ketë Trevor Noah, i cili tash e tutje do të ketë një detyrë të rëndësishme, ta ruajë famën e ta vazhdojë suksesin e paraardhësit të tij.