05.09.2016 · përditësuar para 3600 dite1 min lexim
Jon Polito, bashkëpunëtor i shpeshtë me Coen Brother, ka vdekur në moshën 65 vjeçare.
Regjisori i njohur John McNaughton, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka treguar se aktori i njohur Jon Polito, ka ndërruar jetë por nuk ka zbuluar rrethanat e vdekjes, njofton Klan Kosova.
Emri më se i njohur, Polito, ishte i pranishëm çdo herë në ekrane. Aktori i lindur në Philadephia, do të mbahet mend për rolet e tij në klasikët e Coen Brother, si: ‘’The Hudsucker Proxy’’, The Man Who Wasn’t There’, ‘The Big Lebowski’, ‘Barton Fink’, dhe ‘Miller’s Crossing’, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.