Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka provuar të kontaktojë në telefon më kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për të diskutuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për Brexit.
Ai kishte tentuar që këto thirrje t'i realizonte të hënën para takimit të tij me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Bruksel, transmeton Klan Kosova.
Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian e konfirmoi se Johnson i kishte bërë kërkesat për të dy thirrjet por se ishin refuzuar, për shkak se të gjitha bisedimet për Brexit- in duhet të bëhen përmes Komisionit Evropian.
Kjo përpjekje e Johnson për ta anashkaluar Komisionin Evropian, ishte kritikuar nga qarqet e BE-së, duke përfshirë edhe kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, shkruan Euronews.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.