Lajmet e fundit
Ish mbrojtësi i Liverpoolit, të cilit i ka mbaruar kontrata me ‘Reds’ kompletoi transferimin e tij në Britannia Stadium.

Mark Hughes ka konfimuar transferimin e Glen Johnson tek Stoke City.
“Glen është lojtar me shumë eksperiencë dhe ka kualitetet e duhura për të na ndihmuar”, tha Hughes për Sky Sports.
“Ne jemi një skuadër në përmirësim e sipër dhe për ta bërë këtë na duhen lojtarë me eksperiencë”.
“Glen ka luajtur në nivel të lartë për shumë kohë dhe ne mund të përfitojmë nga kjo gjë”.
Hughes poashtu ka treguar se tentimi për të transferuar Xherdan Shaqirin nga Interi.
“Ne kemi shprehur interesim për ta transferuar, por na duhej një afat kohor dhe kjo nuk u realizua brenda tij”.