Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, Mike Johnson, u tha gazetarëve se Irani duhet të negociojë drejtpërdrejt me Amerikën.
Ai theksoi se ata duhet të ulen në një tavolinë me përfaqësuesit amerikanë dhe të sigurojnë që paqja duhet të jetë e qëndrueshme.
"Dhe një nga gjërat që u diskutua këtë mëngjes është se tani kemi nevojë që Irani të angazhohet me ne në bisedime të drejtpërdrejta me mirëbesim, negociata, jo përmes palëve të treta, jo përmes vendeve të tjera”.
“Ata duhet të ulen në tryezë me ne dhe të sigurojnë që kjo paqe të jetë vërtet e qëndrueshme", tha Johnson.
Ai u deklarua kështu pasi doli nga një takim informues me të gjithë anëtarët mbi sulmet e fundit të ShBA-së në lokacionet bërthamore iraniane, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.