Në emisionin e fundit të serisë së bisedave të Kevin Hart-it, Hart to Heart, John Travolta foli për bisedën emocionale që ai dhe djali i tij, 10 vjeçar, kishin pasi gruaja e tij Kelly Preston vdiq vitin e kaluar, pas betejës dy vjeçare me kancer të gjirit.
Ylli i Grease tregoi se gjatë një shëtitjeje në lagjen e tyre një natë vonë, Ben i shpjegoi babait të tij se kishte frikë ta humbte edhe atë, raporton People, transmeton Klankosova.tv.
"Ai më tha një herë, sepse nëna ndërroi jetë, kam frikë se do të shkosh edhe ti. Unë thashë, është një gjë shumë e ndryshme. Dhe i shpjegova dallimet në lidhje me jetëgjatësinë time dhe jetën e saj të kufizuar, i thashë ti e di Ben ... ,ti gjithmonë dëshiron ta dish të vërtetën dhe unë do ta tregoj të vërtetën përgjithmonë. Askush nuk e di se kur do të shkojë apo sa do të qëndrojnë.", tha Travolta.
Tutje 67 vjeçari shpjegoi se i kishte kujtuar të birit që vëllai (Jett) ka vdekur në moshën 16 vjeçare dhe nëna në moshën 57 vjeçare, sipas tij të dy shumë të rinj, e se edhe ata mund të vdisnin nesër sepse askush nuk e di.
Travolta dhe Preston u martuan në 1991, dhe përpos Benit, çifti kishin edhe vajzën Ella, 21 vjeçare dhe djalin Jett, i cili vdiq në moshën 16 vjeçare në vitin 2009.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.