John Travolta ka folur për jetën pas vdekjes së Kelly Preston.
Në një intervistë së fundmi, aktori 67 vjeçar ndau me publikun ato që mësoi pas pikëllimit për vdekjen e gruas së tij.
“Mësova se të qash për dikë, të jetosh me pikëllim, është shumë personale. Hidhërimi është shumë personal dhe gjetja e rrugës është ajo që mund të çojë në shërim. Është ndryshe nga udhëtimi i dikujt tjetër”, tha ai.
Aktori vazhdoi: “Gjëja më e rëndësishme që mund të bësh për të ndihmuar njerëzit që të kalojnë pikëllimit është t’u lejosh atyre hapësirën për ta jetuar atë dhe të mos e komplikojnë udhëtimin e tyre me tuajin”.
John njoftoi në korrik të vitit 2020 se Kelly kishte vdekur pas një beteje me kancerin e gjirit. Ajo ishte 57 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.