Lajmet e fundit

Kapiteni i ekipit londinez Chelsea John Terry pagoi funeralin e tifozit 8-vjeçar Tommi Miller i cili pas një beteje të vështirë me leukeminë më 31 mars humbi betejën për jetë.
Miller ndërroi jetë pas tentimit të pasuksesshëm të transplatimit të palcës së eshtrave.
Kapiteni e “të kaltërve” deklaroi për mediat lokale se ka qenë i “shkatërruar” kur dëgjoi lajmin për vdekjen e djaloshit dhe se dëshiron që Tommit t’i sigurojë “lamtumirën siç e meriton”.