Lajmet e fundit

Ish-kapiteni legjendar i Chelseat, John Terry, është kthyer në klub në rolin e këshilltarit të trajnerit në akademi.
"Jam i kënaqur të njoftoj se po kthehem në shtëpi dhe kam marrë një rol këshilltari në akademinë e Chelseat. Si dhe në seancat e stërvitjes në terren, unë do të përfshihem në diskutimet e stërvitjes dhe mentorimit të lojtarëve të akademisë sonë”, shkroi Terry.
“Legjenda e Bluve do të punojë me lojtarët tanë të rinj dhe stafin stërvitor në programin tonë të zhvillimit të të rinjve, duke ndarë përvojën e madhe të fituar nga karriera e tij 20-vjeçare si lojtar dhe periudha e fundit si ndihmëstrajner në Aston Villa”, thuhet në deklaratën e ekipit.
"Përveç dhënies së stërvitjes në fushë, ish-kapiteni ynë i klubit do të kontribuojë në diskutimet stërvitore me kolegët, lojtarët e mentorëve të akademisë dhe mbështetjen e dialogut prindëror. Ai do të fillojë rolin me kohë të pjesshme në fillim të muajit të ardhshëm”.
Terry i fitoi të gjitha në kohën e tij si lojtar në Stamford Bridge, pasi iu bashkua formacionit të të rinjve më 1995, duke përfshirë pesë tituj të Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve më 2012, shkruan 90Min, transmeton Klankosova.tv.
Ai përfundimisht u largua nga ekipi më 2017 për t'u bashkuar me Aston Villan, ku kaloi një sezon para se të tërhiqej dhe të bëhej asistenti i atëhershëm i menaxherit Dean Smith.
41-vjeçari u largua nga Villa në verë për t'u fokusuar të bëhej vetë një menaxher dhe tani ai është kthyer në klubin, ku bëri emrin e tij me kohë të pjesshme.