Lajmet e fundit

John Mayer ka kujtuar Mac Miller, i cili fatkeqësisht vdiq në moshën 26-vjeçare gjatë këtij viti, transmeton Klan Kosova.
John hyri në Instagram për t’i shkruar disa fjalë për të.
“Disa javë më parë më dërguan email duke pyetur nëse doja të merrja pjesë në një ceremoni përkujtimore për Mac Miller. Jo, sepse nuk dua të flas më shumë për të, sepse nuk po mundem. I kisha ndarë të gjitha kujtimet që kisha prej tij”, tha ai.
“Iu përgjigja emailit dhe u ula në heshtje për disa minuta. Atë ditë, zbulova një dimension të ri për pikëllimin e vdekjes së tij. Nuk u mërzita sepse e njihja mirë. Do të doja të kisha më shumë për të të treguar për Mac Miller. Ajo që unë kujtoj janë disa fotografi të bukura mendore që do t’i mbaj me vete gjithë jetën time”.