Scarlett Johansson është përfshirë në disa polemika gjatë karrierës së saj dhe u pyet për to në një intervistë së fundmi.
Aktorja 36-vjeçare foli rreth mënyrës se si ka “bërë karrierë” nga hapat e saj të gabuar.
Johansson shtoi se gjithmonë do të ketë “mendime të saj rreth gjërave, sepse thjesht ajo ashtu është”.
Më pas ajo tha, “Dua të them, të gjithë e kanë të vështirë të pranojnë kur gabojnë në gjëra, dhe që ato të publikohen mund të jetë e turpshme”.
Disa nga polemikat që Scarlett ka hasur në të kaluarën, ishin pretendimet e zbardhjes për rolin e saj në Ghost in the Shell. Ajo u përgjigj direkt ndaj reagimeve që kishin të bënin me rolin e saj në film.
Një tjetër polemikë me të cilën u përballë, përfshin kritikat për marrjen e rolit të një individi transgjinor në një film tjetër.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.