Lajmet e fundit

Sipas një hulumtimi të ri, “joga” e fytyrës bën që gratë të duken dy vjet më të reja,
Gratë të cilat janë 50 vjet mendohen të jenë 48 vjet pas vetëm 20 javësh ‘ushtrimesh’ të fytyrës, në të cilat përfshihet rrudhja e buzëve dhe tërheqja e faqeve brenda.
Kjo mendohet se ndodh shkaku që ushtrimet e fytyres rrisin madhësinë e muskujve në fytyrë, duke bërë faqet që të duken më të mbushura dhe më të forta, sipas hulumtuesve.
Autori që e udhëhoqi këtë studim, Dr. Murad Alam nga Universiteti Veriperëndimor, përshkruan jogën e fytyrës si një ushtrim shtëpiak ‘jo invaziv’ dhe ‘jo toksik’, të cilin mund ta performojë secila, me mundësinë që ta ngadalësojë apo korrigjojë humbjen e vëllimit në fytyrë.
Këta hulumtues analizuan 16 gra të shëndetshme të moshave 40-65 vjet, me dëmtim në lëkurë nga rrezatimi Ultra Violet.
Nëntë deri në 20 javë të studimit, pjesëmarrëset praktikuan lëvizjes çdo dy ditë.
Dy doktorë vlerësuan fotografitë e pjesëmarrëseve para dhe pas ushtrimeve, ku vlerësuan se ato dukeshin së paku dy vjet më të reja.