Lajmet e fundit

“Pusho në paqe, engjëlli im i vogël”, ka shkruar këngëtari poshtë fotografisë së tatuazhit.
https://www.instagram.com/p/B0hAkxjhKU8/
Të dy, 29 vjeçari Jonas dhe 23 vjeçarja Turner, e kanë bërë tatuazhin e njëjtë – portretin e të voglit Waldo – në krahët e tyre.
Ky tatuazh është realizuar nga artisti që bën tatuazhe Dragon i cili edhe e ka postuar një selfie me çiftin duke i falënderuar ata.
Çifti, që së fundmi janë kthyer nga muaji i mjaltit në Maldive, e ka vuajtur humbjen tragjike të Waldos kur ai është goditur nga vetura pasi shoqëruesja e tij e kishte nxjerrë për shëtitje.
Ylli i “Game of Thrones” dhe anëtari i Jonas Brothers e kanë marrë Waldon në familjen e tyre – që është vëllau i qenit tjetër që ata e kanë – në muajin prill të vitit 2018.
