Lajmet e fundit

Portieri britanik Joe Hart u largua me bujë të madhe nga Manchester City pas konflikteve të njëpasnjëshme me trajnerin spanjoll, Pep Guardiola.
Ai sot pritet të zyrtarizohet si blerja më e fundit e skuadrës së Torinos e cila militon në Serie A.
Hart është një prej transferimeve më të befasishme të kësaj merkatoje verore pasi ish-portieri i Manchester Cityt ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Serie A, ka bërë të ditur “Gianluca di Marzio”, shkruan Albeu.
Telenovela e tij nuk përfundon me kaq pasi Hart menjëherë do të huazohet tek klubi spanjoll i Granadës, ndërsa rroga e tij prej 3 milionë eurosh do të mbulohet nga të dy skuadrat.