Joe Biden është diagnostikuar me kancer agresiv të prostatës, i cili është përhapur në eshtra.
Ish-presidenti dhe familja e tij po shqyrtojnë mundësitë e trajtimit, tha zyra e tij në një deklaratë të dielën, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Në SHBA, kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri tek burrat, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.
Deklarata e së dielës nga zyra e Bidenit tha se diagnoza e ish-presidentit përfaqësonte "një formë më agresive" të kancerit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.