Mbrojtësi i Portugalisë, Joao Cancelo, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Cancelo tani do të zëvendësohet nga Diogo Dalot për ndeshjet e ardhshme të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, pasi mbrojtësi i Manchester City do të izolohet pas rezultatit të tij pozitiv të testit COVID-19, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv
Sipas protokollit të UEFA-s për Kampionatin Evropian, lojtarë si Joao Cancelo mund të zëvendësohen para ndeshjes së parë të turneut nëse rezultojnë pozitivë për Covid-19.
Sidoqoftë thuhet se lojtarët nuk mund të kthehen në skuadër, edhe kur testimi tjetër do të jetë negativ.
Portugalia ndeshjen e parë do ta luajë kundër Hungarisë të martën.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LI
SHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek futboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.