Selektori i Kombëtarës gjermane, Joachim Low, ka thyer rekordin për më së shumti paraqitje si menaxher i Gjermanisë, përcjell Klan Kosova.
58-vjeçari udhëheqë skuadrën gjermane që nga viti 2006 dhe të shtunën në paraqitjen kundër Holandës shënoi paraqitjen e 168-të dhe kështu ka kaluar Sepp Herbergerin i cili më parë mbante këtë rekord.
Arritja më e madhe e tij me Gjermaninë që nga koha që e ka nën menaxhim padyshim se është triumfi në Kupën e Botës 2014, pastaj finalja në Euro 2008, vendi i tretë ne Kupën e Botës 2010 dhe titulli i Kupës së Konfederatave 2017.
Qëndrimi i tij në këtë pozitë u vë në pikëpyetje pas rezultateve jo të mira në Botërorin e këtij viti, por ai ka konfirmuar se do të qëndrojë edhe më tutje si shef i Gjermanisë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.