26.03.2019 · përditësuar para 2665 dite2 min lexim
Justin Bieber po e merr shëndetin mendor shumë seriozisht.
Ai është shumë i hapur edhe i sinqertë edhe për realitetin e tij të ri, edhe nëse kjo nënkupton që ai duhet të tregojë se nuk ka më dëshirë të shkojë në një turne.
Këngëtari 25 vjeçar në një postim emocional në Instagram u ka shpjeguar fansave të tij se pse e ka marrë vendimin që të fokusohet tek vetja dhe jot ë muzika – pasi ai kishte marrë shumë mesazhe nga fansat e tij duke e pyetur për planet e tij për një album.
“Kam qenë në turne gjatë gjithë adoleshencës dhe në fillim të viteve të mia të 20-ta. E kam kuptuar dhe besoj se edhe ju e keni parë që nuk kam qenë i lumtur në turneun tim të fundit. Unë nuk e meritoj këtë dhe as ju nuk e meritoni këtë”.
“Ju paguani para që të vini dhe ta shijoni një koncert me shumë energji ku mund të argëtoheni, por unë nuk isha emocionalisht në gjendje për t’iu ofruar një gjë të tillë, në fund të turneut”, ka shkruar ai.
Bieber kishte treguar në intervistën e tij për Vogue në muajin shkurt të këtij viti se ai kishte rënë në depresion gjatë turneut në vitin 2017.
“Unë kam kërkuar, gjykuar dhe gabuar si shumica prej nesh, por tani jam shumë i përqendruar në riparimin e disa prej çështjeve shumë të rëndësishme për mua. Nuk dua që të rrëzohem, dua ta ruaj martesën time dhe të jem babai që gjithmonë doja të jem”, ka vazhduar postimin e tij Bieber.
https://www.instagram.com/p/BvcVgLZnaOm/?utm_source=ig_embed
Këngëtari i shumë hiteve gjithashtu ka thënë se muzika është shumë e rëndësishme për të, por asgjë nuk vjen para familjes dhe shëndetit të tij.
Megjithatë, këngëtari nga Kanada ndonëse nuk do të ketë një turne së shpejti, duket se do të punojë në një album të ri.
Një burim kishte thënë për revistën Us Weekly se bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Baldwin mezi po pret të bëhet nënë dhe se të dy janë shumë të emocionuar për kapitullin e ri të jetës së tyre së bashku.
Një burim tjetër kishte thënë po ashtu se 22 vjeçarja Baldwin e ka mbështetur bashkëshortin e saj në këtë periudhë që ai ka pasë problem të theksuara me depresionin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.